Enterprise development and capital needs: A synthetic model for financial planning

Prof. Asoc. Dr. Hidajet Shehu1, Ph Candidate Xhelal Mziu1, Ph Candidate Belinda Meshini2
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT
Fakulteti i Ekonomisë, “E. Çabej”, Gjirokastër

 

Abstrakt
Në literaturë janë propozuar modele sintetikë (modeli “g” dhe modeli “xyz”) për planifikimin financiar. Këto modele kanë meritën e individualizimit të një numri të kufizuar variablesh për të shprehur dhe për të evidentuar nivelin e ekuilibrit financiar të një plani zhvillues të ndërmarrjes në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa ndërlikime të konsiderueshme metodologjike. Krahasuar me lehtësinë e të kuptuarit të problemit dhe të kuadrit konceptual të cilit i referohen, dy modelet japin një vizion të pjesshëm të raporteve që lidhin rritjen e shitjeve dhe dinamikën e ekspozimit ndaj financuesve.
Ky artikull synon të tejkalojë kufizimin e fundit duke propozuar integrimin e dy modeleve. Në fakt, ato paraqesin natyrë plotësuese dhe sinergjie, pasi output-i i modelit të integruar jep tregues të besueshëm dhe të plotë jo të ndryshëm nga modelet më kompleksë që projektojnë në horizontin e planit të ndërmarrjes një kuadër kontabël të plotë dhe sistematik. Informacioni i modelit, të cilit do t’i referohemi, parashikon vetëm katër variable dhe jep një pamje të saktë të dinamikave financiare të pasqyruar në planin e zhvillimit të ndërmarrjes. Për të vërtetuar lidhjet e evidentuara, propozojmë një aplikim të modelit të integruar për një situatë ndërmarrjeje të shqyrtuar për një periudhë katër vjeçare.

Related Articles