Organizimi i fermerëve në kooperativa bujqësore

Msc. Agim Berisha, Msc. Shefket Jakupi
Kosovë

Abstrakt

Në këtë punim është shtjelluar rëndësia e organizimit të fermerëve në kuadër të kooperativave. Organizimi i fermerëve në kuadër të ekonomive familjare ballafaqohen me pengesa të ndryshme përveç menaxheriale edhe atyre që kanë të bëjnë me pajisje dhe inpute bujqësore, me mungesën e burimeve financiare dhe qasje të kufizuar në tregje.
Kosova ka një sipërfaqe të tokës prej 1.1 milion ha, prej të cilave 53% janë tokë e punueshme ndërsa 41 % është sipërfaqe e mbuluar me pyje. Kosova nga 38 komuna ka 1500 fshatra, ku aktiviteti kryesor mbetet Bujqësia dhe gjithsesi sektori i cili ofron më së shumti vende të punës në zonat rurale të Kosovës. Vlen të ceket se shumica e fermave janë të organizuara në kuadër të ekonomive familjare, pra janë ferma të vogla familjare të cilat funksionojnë në atë mënyrë të organizimit të prodhimit, duke e orientuar prodhimin në të mira dhe shërbime sa për të plotësuar nevojat familjare (konsumi vetjak). Po ashtu këto ferma mbeten në nivel të ulët të zhvillimit kur kihet parasysh infrastruktura e dobët në zonat rurale, më pastaj këtyre fermave familjare u mungon qasja e limituar në kredi, qasja e limituar në tregje dhe mungesa në pajisje dhe inpute bujqësore. Mu për këtë si rezultat i gjithë këtyre, varfëria ekstreme dhe e përgjithshme në Kosovë është më e larta mu në këtë grup të popullsisë.

Related Articles