Tendencat e kontabilitetit shqiptar në përputhje me standardet e BE

 Dr. Ilir Kaduku
Abstrakt

Për standardizimin e llogarive financiare të sigurimeve dhe të kërkesave të aftësisë shlyrëse, është bërë një punë e madhe. Këto projekte janë bërë nga organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ato do të ndryshojnë mënyrën sesi kompanitë e sigurimit mbajnë kontabilitetin e tyre dhe mënyrën sesi projektojnë strategjitë e tyre. Puna për sa i përket kontabilitetit po bëhet për rritjen e transparencës dhe në bërjen e llogarive te sigurimeve më realiste. Kjo në mënyrë indirekte është një mënyrë për mbrojtjen e policëmbajtësve. Edhe rregullimi i kërkesave të aftësisë shlyrëse është sigurisht një mjet për mbrojtjen e policëmbajtësve.
Kontabiliteti është procesi i grumbullimit dhe i raportimit të informacioneve financiare rreth njësisë ekonomike apo një grupi njësish. Praktikat e kontabilitetit janë zhvilluar me kalimin e kohës dhe ato reflektojnë kontabilitetin tradicional kombëtar. Me zhvillimin e BE-së dhe me aktivitetin në rritje jashtë kufijve kombëtarë të kompanive të sigurimit apo të kompanive të tjera, gjetja e një mënyre të përbashkët për paraqitjen e të dhënave financiare të kompanive, po bëhet gjithnjë e më shumë kritike. Në lidhje me ndërmarrjet tregtare, përdoruesit e informacionit kontabël përfshijnë manaxherët, investitorët, investitorët potencialë, huadhënësit, analistët e investimeve, rregullatorët dhe konsumatorët.
Ndryshimet kontabël të nënvizuara këtu, do të jenë të detyrueshme për kompanitë e sigurimit të listuara në bursë. Megjithatë parashihet që edhe kompanitë e tjera do t’i adaptojnë këto rregulla meqë ato synojnë që ta bëjnë situatën reale të kompanisë sa më të qartë dhe kjo është e rëndësisshme për manazhimin e kompanisë.

 

Related Articles