Shoqatat e grave: mënyra të reja për uljen e pabarazive gjinore

Doc. Dr. Etleva Dashi1, Doc. Dr. Fatmir Guri1, Dr. Ledia Thoma1
1Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT, Tiranë

 

Abstrakt

Është tashmë i njohur roli i gruas rurale në zhvillimin ekonomik të zonave, sipërmarrja dhe përpunimi i produkteve nga ana e tyre, mbeten një fenomen që jo vetëm rrit nivelin e të ardhurave në familje por edhe të rolit të saj ekonomik.
Ligjërisht gruaja fshatare është anëtare e familjes bujqësore dhe ka të drejtën e bashkëpronësisë me pjesëtarët e tjerë, por atë nuk e gjejmë pothuajse asnjëherë si kryetare të kësaj familje.
Në këtë kuadër objektivi kryesor për popullsinë e zonave rurale është përmirësimi i nivelit të jetesës me qëllim uljen e pabarazive gjinore. Në këtë optikë qëllimi i artikullit tonë është pikërisht analizimi i pabarazive gjinore si dhe gjetja e mundësive të zhvillimit në zonën ku operon Federata e Fermerëve të Myzeqesë, pjesë e së cilës është dhe shoqata e grave “Shpresa” në komunën e Gradishtës të rrethit të Lushnjës.

Fjalë kyç: Operatorë të zhvillimit rural, zonë rurale, shoqata e gruas rurale, barazia gjinore

Related Articles