Probleme të rritjes së konkurrueshmërisë së prodhimit të qumështit në Shqipëri

Maksim Meço1, Elvira Leksinaj2, dr. Remzi Sula3, Agim Kumaraku4
1, 2Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
3Universiteti UFO,
4Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit

 

Abstrakt

Në përgjithësi, prodhimi blegtoral është parë si një nga degët më të rëndësishme të bujqësisë në Shqipëri. Vlera e prodhimit blegtoral në vitin 2008 ishte 76258 mijë lekë, e cila përbën 52 për qind të vlerës totale të prodhimit bujqësor (Vjetari Statistikor 2008). Produktet blegtorale përbëjnë një burim kryesor të ushqimit, dhe një pjesë e madhe e prodhimit ende shërben për qëllime të vëtëmbajtjes.
Privatizimi i tokës në vitin 1991 krijoi një strukturë të prodhimit bujqësor që karakterizohet nga ferma jashtëzakonisht të vogla në sipërfaqe dhe në numër krerësh. Pas viteve 1990, vihen re dy faza të zhvillimit të prodhimit të qumështit: (1) deri në vitin 1994, rritja e prodhimit është bazuar në rritjen e numrit të krerëve të kafshëve, (2) në fazën e dytë rritja e prodhimit është bazuar në rritjen e produktivitetit për krerë.
Shumica e prodhuesve të qumështit janë fermerë gjysmë vetëmbajtjeje (semisubsistence). Tregu komercial (qumësht kryesisht nga lopët) karakterizohet nga ekzistenca e shitjes joformale (direkt nga fermerët) dhe kanaleve formale të tregut (mbledhjes dhe shpërndarjes nga fabrikat e qumështit).
Për shkak të rëndësisë së blegtorisë në përgjithësi, dhe të prodhimit të qumështit në veçanti për zonat rurale, MBUMK e ka zgjedhur sektorin e qumështit si një prioritet të politikës së saj. Qeveria shqiptare dhe MBUMK janë të prirur për të mbështetur prodhimin primar dhe industrinë e qumështit. Një nga objektivat e deklaruar është përmirësimi i aftësisë konkurruese të produkteve në mënyrë që të zëvendësohen importet e qumështit dhe produkteve të tij me prodhimin vendas dhe për një rritje potenciale të eksporteve.

 

Fjalë kyc: Ferma me gjedh, efektivitet prodhimi, konkurrueshmëri, analiza SWOT.

Related Articles