Probleme të rritjes së efektivitetit ekonomik të peshkimit në zonën e Prespës
Dorina Grazhdani1, Pjetër Ndreca2
1Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT, Tiranë
2Ministria e Financave, Tiranë
Abstrakt
Studimi i paraqitur, me tematikë vlerësimin e statusit aktual të peshkimit në zonën e Prespës, synon që, nisur nga gjendja aktuale e tij, rrjedhojë e: (a) rënies së sasisë së peshkut të zënë; (b) mungesës së infrastrukturës; (c) aspekteve legjislative dhe (d) aspekteve ekonomike, shmangia apo minimizimi i të cilave mbetet detyrë parësore e grupeve të interesit, të ofrojë disa prej rrugëzgjidhjeve për shfrytëzimin e potencialit të peshkimit në zonë.
Fjalë kyç: Prespa, peshkimi, efektiviteti ekonomik, legjislacioni.