Probleme rreth strategjive të zhvillimit rajonal. Shembull qarku i Gjirokastrës

MSc. Alketa Bejko1, Prof. Dr. Donika Kërçini2
1 Universiteti ”Eqrem Çabej”, Gjirokastër
2Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT, Tiranë

  

Abstrakt 

Në përpjekje për të integruar plotësisht ekonominë dhe tregjet e tij në kontekstin global dhe në veçanti në tregun e bashkuar të BE, vendi ynë përballet me probleme serioze. Me gjithë ndryshimet e mëdha pozitive ekonomike, shoqërore, politike etj, ende vihen re problemet e pabarazisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm rajonal. Në këtë punim trajtohen probleme konkrete që organet e pushtetit vendor në Shqipëri dhe më konkretisht qarku i Gjirokastrës hasin në hartimin dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit rajonal. Në studimet dhe analizat e bëra, fillimisht jepet një pamje e përgjithshme e strategjive të zhvillimit në Shqipëri rëndësisë së tyre dhe si paraqitet aktualiteti shqiptar. Pasi analizohen disa çështje të hartimit dhe zbatimit të strategjive të zhvillimit rajonal në Shqipëri, përqendrohemi në probleme konkrete që ka hasur qarku i Gjirokastrës me strategjinë e vetë të zhvillimit duke dhënë në këtë drejtim edhe konkluzione dhe rekomandime që do të kontribuojnë në përmirësimin e kësaj situate.

Fjalë kyç: Strategji, organe të pushtetit vendor, zhvillim i qëndrueshëm, politika

Related Articles