Problematikat e përfitimeve ekonomike të fermës nga bujqësia organike

Elvira Leksinaj1, Maksim Meço1, Taulant Nela1, Arjan Shumeli2, Dritan Fida3
1, 3Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT, Tiranë
2Fakulteti i Bujqësisë, UBT, Tiranë

Abstrakt 

Ky punim ka për qëllim të vlerësojë rolin e bujqësisë organike në mjedis. Fokusi qëndron në identifikimin e përfitimeve mjedisore të produkteve organike në lidhje me ato konvencionale. Një nga aspektet më të diskutueshme të ekonomisë në lidhje me bujqësinë organike ka të bëjë me përcaktimin e vlerës së krijuar nga ky aktivitet. Përfitimet e bujqësisë organike janë vetëm pjesërisht të vlerësuar nga tregu. Këtu bëjnë pjesë si përfitimet mjedisore, ashtu edhe vlera më e madhe e produkteve organike, si dhe përmirësimi i cilësisë së jetës për ata që merren me këtë aktivitet.
Punimi është strukturuar në dy pjesë: në pjesën e parë është paraqitur një përmbledhje e studimeve për vlerësimin e eksternaliteteve negative nga bujqësia konvencionale; në pjesën e dytë trajtohen problemet në lidhje me vlerësimin e përfitimeve të jashtëm nga bujqësia organike. Së fundmi, kemi paraqitur disa reflektime të përbashkëta në funksion të politikës bujqësore.

 

Related Articles