Partneritetet për zhvillimin rural – instrumente në përgjigje ndaj sfidave të globalizimit

Dr. Ina Pagria, Prof. Jurisan Vathi, Prof. Bahri Musabelliu
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT, Tiranë

 

Abstrakt

Në këtë punim theksohet se veprimtaritë bujqësore, por dhe jo vetëm ato, zhvillohen në një mjedis social-ekonomik jo të favorshëm për veprimtarinë e tyre prodhuese, për shkak se fermerët përfitojnë kredi nëpërmjet bankave, huadhënësve etj që janë me një kosto shumë të lartë, çmimet e larta të inputeve që ata blejnë nga tregtarët, si dhe çmime të ulëta për produktet që shesin, dukuri këto të kushtëzuara kryesisht nga mungesa e partneritetit të tyre në tregje.
Kjo është një situatë problematike për rajonet rurale dhe kushtëzohet kryesisht nga pamundësia e bujqësisë dhe e aktiviteteve të tjera të lidhura me të, për të siguruar punësim të sigurt dhe afatgjatë, si dhe për të siguruar nivele të pranueshme të ardhurash për të gjithë.
Për më tepër, ajo që duhet theksuar lidhet me faktin se vetorganizimi i komuniteteve rurale përmes partneriteteve për zhvillimin rural, mbetet një problem që ia vlen të studiohet, dhe do të ishte një zgjidhje për problemet e sipërpërmendura.

 Fjalë kyç: partneritete, zhvillim rural, aktivitete bujqësore

Related Articles