Analizë krahasuese e zgjedhjeve konsumatore për produktet ushqimore vendase në Tiranë – Rasti i vajit të ullirit dhe verës

Arben Verçuni1, Catherine Chan-Halbrendt2, Drini Imami1,
Edvin Zhllima1, Luciano Leonetti3
1Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT, Tiranë
2Universiteti i Hawai, Manoa
3Development Solutions Associates

Abstrakt

Prodhimi i ullinjve, vajit të ullirit, rrushit dhe verës është burim i rëndësishëm të ardhurash për më tepër se 1/3 e fermave familjare në Shqipëri. Pavarësisht nga rritja e prodhimit të brendshëm të ullirit, vajit të ullirit, rrushit dhe verës, importet janë rritur më shpejt, gjë që sugjeron se prodhimi i brendshëm nuk ka kënaqur kërkesën konsumatore. Në fakt, disa studime kanë analizuar prodhimin, tregtimin dhe trendet në tregtinë me pakicë shqiptare lidhur me verën dhe vajin e ullirit, por nuk ka ndonjë studim për kërkesën dhe preferencat e konsumatorëve.

Synimi i këtij punimi është të analizojë preferencat e konsumatorëve shqiptarë për verë dhe vaj ulliri bazuar në kërkimin e mëparshëm duke përdorur “Conjoint choice experiment” dhe “Latent class analysis”, që mundësojnë grupimin e konsumatorëve sipas preferencave dhe karakteristikave social-demografike. Ky studim ka interes të madh përderisa rezultatet ofrojnë informacion të dobishëm për grupe interesi të ndryshme duke përfshirë prodhuesit dhe importuesit e verës dhe vajit të ullirit. Nisur nga rëndësia e sektorit, këto të dhëna kanë rëndësi edhe për hartuesit e politikave me qëllim që ata t’i bazojnë vendimet dhe strategjitë e tyre të ardhme mbi këto gjetje.

Fjalë kyç: Vaj ulliri, Verë, Latent class analysis, Preferenca konsumatori, Conjoint choice experiment

 

 

Related Articles