Analiza ekonomike e prodhimit të qumështit në gjedhë në funksion të strukturës së racionit ushqimor

Majlinda Belegu1, Mariana Nikolla1, Lumturi Sena2, Irma Qinami1, Parashqevi Rrapo1
1 Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
2 Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT, Tiranë

Abstrakt

Në këtë artikull kryhet analiza ekonomike e ndikimit të tre faktorëve ushqimorë në prodhimin e qumështit dhe përdorimi i funksioneve të prodhimit në sektorin blegtoral. Qëllimi kryesor i këtij punimi është përdorimi i metodave bashkëkohore në analizën ekonomike të përdorimit të burimeve e konkretizuar kjo në kompleksin blegtoral ‘’Agrotex’’.
Gjatë studimit është përdorur funksioni i prodhimit Cobb-Douglas për të analizuar ndikimin e tre faktorëve ushqimorë mbi prodhimin e qumështit në gjedhë. Ky studim rivërteton dhe njëherë se përdorimi i sistemit vëllimor të të ushqyerit të gjedhit, në kushtet e vendit tonë përbën faktorin primar në rritjen e efektivitetit ekonomik të fermave.
Duke patur parasysh përmbajtjen e funksionit të prodhimit si një shprehje e lidhjes midis faktorëve të prodhimit dhe vetë prodhimit, është evidente që me ndryshimin sasior dhe cilësor të faktorëve prodhues, do të ndryshojë dhe mënyra e lidhjes midis tyre dhe vetë prodhimit ku ata do të marrin pjesë.
Në përfundim të studimit është vërtetuar se të ardhurat maksimale si dhe fitimi maksimal në fermën e gjedhit të qumështit arrihen në të njëjtën pikë të rrugës së zgjerimit ku kostoja është minimale.

 

Fjalë kyç: të ushqyerit me faza, prodhim optimal, rrugë zgjerimi.

Related Articles