Klasterat në industrinë e verës – tezë e parakohshme apo nevojë reale?

Dr. Remzi Keco1; Prof. Dr. Bahri Musabelliu1; Prof. As. Dr. Maksim Meço1;
M.Sc. Ilir Kapaj1; Dr. Remzi Sula
1Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT

 

Abstrakt

Klasterat janë bërë destinacioni i ri i shumë iniciativave politike të viteve të fundit në Europë dhe në të gjithë globin. Sfida e vendosur nga Këshilli i Europës në Lisbonë në vitin 2000 për ta shndërruar këtë të fundit në ”ekonominë më konkurruese të botës bazuar në njohjet e thella dhe qasjet inovative” ka aktivizuar më së shumti iniciativat e reja të politikëbërjes në lidhje me konkurrueshmërinë. Mobilizimi i klasterve është parë si vendimtar për të arritur këtë synim ambicioz.
Një pjesë e klasterave në mjaft vende janë zhvilluar shumë më shpejt se ekonomitë e tyre madje shembuj të tyre mund të shohim dhe në vende të afërta të rajonit. Në kuadrin e programit të konkurrueshmërise të lehtësuar nga qeveritë, po zhvillohen shumë klastera në Maqedoni, Bullgari Slloveni, Kroaci, Greqi etj, të cilat po i krijojnë bizneseve të këtyre vendeve më shumë shanse për të qenë konkurrues në tregjet ndërkombëtare. Rrjedhimisht, krijimi dhe mbështetja e praktikave të klasterave në Shqipëri duhet të përbëjë jo thjesht një koncept ekonomiko-teorik, por një praktikë të nevojshme për të qenë të krahasueshëm dhe konkurrues në tregjet rajonale dhe botërore. Natyrshëm referuar statistikave, shembujve më të mirë ndërkombëtarë, studimeve të fushës por dhe vlerësimit tonë përmes ballafaqimit të drejtpërdrejtë me një numër jo të vogël prodhuesish mund të shprehemi se ekzistenca e premisave pozitive përbën një argument pro organizimit të një klasteri por ajo që na bind dhe që përligj krijimin e tij është përfitimi reciprok i aktorëve të tij.

 

Fjalë kyç: klaster, konkurueshmëri, inovacion.

Related Articles