Kooperativa shumëqëllimshme – formë e rëndësishme e partneritetetit

Dr. Ina Pagria, Prof. Dr. Bahri Musabelliu, Prof. Dr. Jurisan Vathi
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT, Tiranë

 

Abstrakt

Në këtë punim është trajtuar rëndësia e organizimit dhe funksionimit të kooperativave shumëqëllimshe.
Duke qenë se janë kooperativa shumëqëllimshe kanë për qëllim final nxitjen e zhvillimit rural, duhet thënë se ato organizohen dhe funksionojnë kryesisht në zonat rurale. Projektet e zhvillimit të kooperativave kushtëzohen nga një numër faktorësh, ndër të cilat duhet të theksohen: është e vështirë të gjenden burimet financiare të domosdoshme për të paguar stafin menaxherial në më tepër se një kooperativë, të bindësh të njëjtët anëtarë të ndjekin veprimtarinë e kooperativave të ndryshme të të njëjtit fshat, si dhe të bindësh anëtarët për të paguar kuotën e anëtarësisë në më shumë se një kooperativë.
Të gjithë këto faktorë na japin një arsye për të besuar që në zonat rurale rritet nevoja për një kooperativë shumëqëllimshe.

 

Fjalë kyç: kooperativë shumëqëllimshe, fermerë, kuotë anëtarësie

Related Articles