Tipet e mbështetjes së bujësisë Shqiptare dhe roli i agjencisë së pagesave

Dr. Ndreu Preka, Prof. Dr. Donika Kërçini, Prof. As. Palok Kolnikaj, MSc. Mira Nasto

 

Abstrakt
Bujqesia përben një nga sektorët kryesore të ekonomise shqiptare duke kontribuuar aktualisht me rreth 21% të PBB-se. Familjet rurale përbëjnë rreth 50% të popullsisë dhe bujqësia perbën alternativën kryesore të zënies me pune në zonat rurale. Rritja mesatare reale në bujgesi gjatë 5 viteve të fundit është vlerësuar me rreth 3 – 3.5%/vit.
Megjithatë, rritja e sektorit të bujqësise është poshtë rritjes mesatare të ekonomisë kombetare dhe larg potencialeve reale që ajo përmban. Zhvillimi bujqësor në Shqipëri lidhet me probleme të shumta si: siperfaqja e kufizuar e fermave, çështjet e pronësisë mbi tokën, eksodi rural, ujitja dhe kullimi, niveli i ulet i teknologjive të përdorura, probleme në fushën e marketingut të produkteve, organizimi i dobët i fermerëve etj. Janë këto probleme që kanë penguar një zhvillim më të shpejtë ose nuk kanë mundësuar eliminimin e pengesave në procesin e këtij zhvillimi.

 

 

Related Articles