Planifikimi dhe analiza e prodhimit bujqësor nëpërmjet Microsoft Excel Solver

Brunilda Gjini, Prof. As. Harallamb Papakroni, Edmira Ozuni
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT

 

Abstrakt
Programimi i prodhimit në zona bujqësore përbën një studim bazë të ekonomisë bujqësore bashkëkohore.  Kjo, sepse me programimin, dhe konkretisht me metoda speciale matematikore, përforcohet me sukses kombinimi i faktorëve të disponueshëm të prodhimit dhe struktura e tij, në mënyrë që të arrihet përfundimi ekonomik më i madh i mundshëm si dhe shfrytëzimi optimal i mundshëm i faktorëve prodhues të produkteve disponueshëm.
Studimi i referohet një zone bujqësore të Myzeqesë.  Ai përmban:
1. Përcaktimi dhe paraqitjene zonës së studimit
2. Analizë ekonomike të zonës në kushtet konkrete
3. Vlerësimin ekonomik të faktorëve për të rritur të ardhurat bujqësore dhe tregues të tjerë ekonomikë me metodat e programimit Linear.
4. Investigimin e ndikimit të furnizimit, ndryshimin sasior të faktorëve të disponueshëm (krahu i punës, kapitali i ndryshueshëm, etj.) dhe ndryshimi i të ardhurave nga kultura bujqësore në kompozimin e projekteve bujqësore dhe rritjen e përfitimeve ekonomike.
5. Kërkimin e mundësive të tjera dhe propozime për rritjen e mëtejshme të të ardhurave bujqësore, psh. rritja e numrit të krahut të punës, rritja e kapitalit të ndryshueshëm etj.
Njohuritë e trajtuara në këtë punim mund të shërbejnë si një model modest i vlefshëm në programimin e prodhimit bujqësor të fermave dhe zonave.

Related Articles