Mekanizmat zhvillues të sigurimeve bujqësore në Shqipëri. Një perspektivë apo një sfidë

 Prof. As. Dr. Hidajet Shehu1, Msc. Ilir Hoti2, Msc. Belinda Meshini3
 1Universiteti Bujqësor i Tiranës
2Instituti i Inxhinierisë Financiare
3Universiteti “Eqerem Çabej”, Gjirokastër

 

Abstrakt
Sigurimet në bujqësi mbulojnë rrezikun puro apo rrezikun e pastër që të gjithë fermerët hasin në veprimtarinë e tyre dhe të përditshme.
Përkufizimi me i përgjithshem i rrezikut eshtë pasiguria për pesim humbjesh dhe bujqesia ështe plot me pasiguri të tilla. Variacioni relativ i humbjes faktike nga humbja e pritur në bujqësi quhet rrezik objektiv, i cili llogaritet me dispersionin, sikurse është shmangia standarde, variacioni etj.
Pikepamja jonë eshtë se rreziku objektiv është shoqërues dhe përhershëm i investimeve në bujqësi dhe, për këtë, pervoja nuk kanë bejne me kornizat e mundshme ligjore, me praninë në strukturat ndërkombëtare dhe me rezultatet eficiente operacionale të tyre.
Në të gjithë vendet, madje edhe ato te zhvilluara, historia ekonomike e ristrukturimit dhe ritjes nis nga zonat rurale, me zbutjen e varfërisë dhe me gjenerimin e bizneseve brenda zonave rurale/ bujqësore, që synojnë rritje të qendrueshme të prodhimit bujqësor dhe zhvillimin në ndërvendosjet efektive të resurseve.
Përgjatë 5 dekadave të fundit të centralizimit ekonomik, Shqipëria trashegoi një sistem të mbyllur të sigurimit, i cili pas ndryshimeve demokratike u bë krejtesisht inekzistent.
Zonat me më pak rrezik ofrojnë oportunitete dhe mjedise më atraktive për biznese dhe kjo është arsyeja në mënyrë se ekonomitë e vendeve në zhvillim kanë prirje të importojnë produkte bujqesore, të ndërtojnë linja të vogla përpunimi, por që përsëri mbështeten në materiale importi.
Bujqësia ka mangësi në praninë e zinxhirit të vlerave dhe vuan, sepse rreziku subjektiv është shumë i lartë në të gjitha segmentet dhe aktorët e shoqërisë sonë.
Në çdo rast dy a më shumë subjekte përballe një situate të njejtë kanë perceptim të ndryshme ndaj rrezikut. Përgjithësisht dhe më së shumti, të gjithë investitorët ekzistojnë dhe potencial perceptojnë rrezik të lartë subjektiv për të investuar në bujqësi, dhe kjo i motivon për një sjellje ngurruese dhe demotivuese.
Rreziku nga i cili nese ndodh një ngjarje pritet vetëm humbje quhet rrezik puro apo rrezik i pastër dhe si i tillë është themelorja e biznesit të sigurimeve. Rreziqe të tilla përfshijnë rrezikun e klimës, rrezikun e përmbushjes, rrezikun katastrofik dhe të ngjashëm.  Mungesa e një infrastrukture mbrojtje në bujqësi dhe për investimet e vogla dhe të mesme e rrit në masë të disfavorshme ekspozimin e fermerit tonë ndaj rrezikut të paster.
Përveç rrezikut të pastër analizohet edhe një tip tjetër rreziku që është rreziku spekulativ, rezultati i të cilit mund të jetë fitim dhe / ose humbje.  Mirepo duhet mbajtur parasush se ky rrezik nuk mbulohet me sigurim, por me politika të dedikuara ekonomike/ fiskale, me investime në krijim tregjesh dhe mekaniza të tyre, që për temën e këtij studimi janë të në rëndësie plotësuese.

Related Articles